-
Po
-
1) Nëse regjistroheni, do të keni informacione mbi progresin tuaj bashkë me historikun e tij.
2) Mund të mësoni pa reklama pas një dhurimi të vogël.
-
Pas një dhurimi të vogël, ne do të heqim reklamat nga llogaria juaj. Ju lutemi kini durim, pasi ky është një proces manual.
-
Mund të ndihmoni duke – 1) shkruar komente mbi atë që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen
2) ndarë idetë tuaja se si të përmirësohet përvoja e mësimit (dhe çdo gjë tjetër, natyrisht)
3) treguar miqve tuaj për ne (ndarë faqen tonë në rrjetet sociale, bashkohuni me ne në https://www.facebook.com/TouchTypingStudy)
-
Koha e nevojshme për të mësuar shkrimin me prekje varet nga ju. Është e rëndësishme të praktikoheni rregullisht. Për rezultate të mira, sugjerojmë të bëni të paktën një mësim në ditë.
Mos harroni, njohja e vendndodhjes së të gjitha shkronjave nuk do të thotë domosdoshmërisht se jeni gati për të shkruar shpejt. Gishtat tuaj duhet të zhvillojnë modelet e lëvizjes, ose të ashtuquajturën “kujtesë muskulore të lëvizjes”, për vendndodhjen e çdo tasti, në mënyrë që të shkruani pa menduar ose parë tastierën. Lëvizjet automatike zhvillohen vetëm nëpërmjet përsëritjes së shumëfishtë. Mos harroni – vetëm praktika bën mester!
-
Për të matur FNM, programi numëron sa fjalë keni shkruar në minutë: 1 fjalë = 5 karaktere, duke përfshirë hapësirat dhe shenjat e pikësimit.
-
Nga ana teknike, keni nevojë vetëm për lidhje interneti. Megjithatë, do t'ju duhen gjithashtu motivimi dhe vullneti për të punuar mbi aftësitë tuaja të shkrimit me prekje.
-
Ju lutemi sigurohuni që Caps Lock të mos jetë i ndezur kur filloni të shkruani. Pikërisht kur Caps Lock është i ndezur, programi ju kërkon të shtypni njëkohësisht tastin Shift dhe shkronjën përkatëse.
-
Studimi i Shkrimit me Prekje është për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësinë e shkrimit me prekje. Shkrimi me prekje është aftësia që i mundëson një personi të shkruajë pa pasur nevojë të shikojë tastierën për të gjetur tastet e sakta.
-
Po, Studimi i Shkrimit me Prekje është i përshtatshëm edhe për personat me disleksi. Me aftësinë e shkrimit me prekje, një person me disleksi ka një avantazh të qartë ndaj dikujt pa këtë aftësi. (Meqenëse disa persona me disleksi kanë vështirësi me shkrimin me dorë, shkrimi me tastierë do t'u sjellë përfitime të mëdha si nga pikëpamja e shpejtësisë ashtu edhe e lexueshmërisë.) Dhe natyrisht, shkrimi në kompjuter ndihmon shumë, pasi mund të përdorni edhe kontrollin drejtshkrimor!